11 raste të reja në Suharekë, Muharremaj: Na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi

Nga 30 rastet e reja pozitive me Covid-19, 11 janë nga Komuna e Suharekës.
Kryetari Bali Muharremaj njofton se 5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh, shkruan Indeksonline.
Më tutje tha se ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.
Postimi i plotë:
Nga 32 mostra që janë testuar, 11 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covid-19.
5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh.
Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.
Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë./Indeksonline/