75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes legjenda e futbollit kosovar, Bahri Shemsedini

Në moshën 83- vjeçarë Bahri Shemsedini, ish- futbollisti, ish- trajneri por mbi të gjitha legjendë e futbollit kosovar ka ndërruar jetë.

Shemsedini i njohur si një nga futbollistët më të mirë të Ferizajit dhe vetë Kosovës ka dhënë kontribute të vyera në rritjen e futbollit.

Ai është angazhuar si futbollist dhe më pas si trajner.

Ai do të mbahet mend edhe si një personalitet sportiv i cili nuk u dorëzuar së kontribuari as në kohën e okupimit serb kur refuzoi të jetë pjesë e garave futbollistike me Serbina apo klubet e saj.