Gjatë 24 orëve, 30 persona nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë COVID-19

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.
Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.
Ndërsa nga Policia e Kosovës u be e ditur se gjatë 24 orëve pati 16 raste ku nuk u respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, raporton Indeksonline.
Në këto 16 raste, u arrestuan 30 persona. Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Prizren, 19, shtatë në Ferizaj, tre në Prishtinë dhe një në Mitrovicën jugore.
Qytetarët tash e disa ditë kanë të drejtë qarkullimi vetëm 1 orë e gjysmë në ditë, orar ky i përcaktuar në bazë të numrit personal të parafundit të letërnjoftimit./Indeksonline/
