75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Krasniqi del nga takimi me Kurtin, tregon se cilat ishin qëndrimet e PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli  Krasniqi është deklaruar pas daljes nga takimi me liderin e VV-së, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë.

Krasniqi tha se si PDK kanë dhënë propozime, por edhe iniciativa ligjore në Kuvend dhe se në takimin e sotëm ka përsëritur qëndrimet e PDK-së për të gjitha gabimet e jashtëzakonshme që sipas tij kryeministri Albin Kurti dhe kjo qeveri i ka bërë.

“Dhe veçanërisht vendimet e paligjshme që kanë cenuar lirinë e qytetarëve, ky kryeministër e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe s’ka gabim më të madh , ky kryeministër dhe kjo qeveri janë dorëzuar para Serbisë duke ia mundësuar menaxhimin e situatës pandemike në veri të vendit dhe të komunave me shumicë serbe. Duke mos harruar edhe masat e jashtëzakonshme që ka vendosur Serbia, duke dëmtuar rëndë sovranitetin. I kanë pranuar në mënyrë të paligjshme 1 mijë testime nga Vuçiq duke i mundësuar një kosto prej 30 mijë eurosh që të tentojë të shpërlahet nga krimet që ka bërë Serbia dhe këtë ia mundësoi leja e bërë nga kjo qeveri,Ata janë shfaqur në të gjitha mediat botërore si njerëz human, qeveria bëri gabim të pafalshëm”, tha Krasniqi, shkruan Indesonline.

Memli Krasniqi poashtu shtoi se në këtë takim ia ka përmendur Kurtit edhe numrin e vogël të testimeve.

“Sot e kësaj dite vazhdojmë me qenë vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon, përpos Shqipërisë. Ne s’patëm arsyetime as nga qeveria as nga ministria as nga askush pse ka ndodhur do të thotë një gjë e tillë, neve na duhet një sinqeritet dhe qasje e vërtetë dhe jo injorim e jo PR e jo imazh duke thënë se gjërat janë mirë, pra ku janë tash këta qeveritare të thotë se ndoshta jemi më të mirët në Glob, ne s’jemi as më të mirët afërsisht në rajon, jemi duke menaxhuar situatën më së keqi në rajon.Këta kanë qenë me sy e veshë të mbyllur, unë personalisht propozova të jenë 25 milionë euro të ndara për ministri të Shëndetësisë, prapa shpinës tonë e kanë miratuar edhe atëherë që nga fillimi kemi kërkuar të gjejmë gjuhë të përbashkët.Kjo qeveri po shkon nga gabimi në gabim, nga shkelja ligjore në ato kushtetuese”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij iniciativa e PDK-së që vazhdon të jetë në procedurë e trajton në mënyrë më të mirë të mundshme çështjen e pandemisë, por që deri tani nga kjo qeveri ka pasur vetëm injorim, madje edhe përçmim.

“Këta nuk e kanë dert ligjin, por pastaj s’do të munden më sepse për shkelje ligjore do të përgjigjen secili. Interesi dhe inati politik i kësaj qeverie na ka sjellur deri në këtë situatë për punët që kemi mundur t’i kryejmë në Kuvend edhe s’kanë filluar. Kam qenë i drejtpërdrejtë siç kemi qenë në çdo konferencë, ua kam shprehur qëndrimin absolut të PDK-së, mospajtimet tona dhe qëndrimet tona. Kjo qeveri nga fillimi s’është marrë me problemet e qytetarëve, por me PR me rrjete sociale e këtë po e paguajnë më së shumti qytetaret. Ardhja ime sot këtu për të përfaqësuar PDK nuk paraqet asnjë ndryshim as milimetrik të qëndrimeve të PDK-së karshi Vetëvendosjes, ne nuk kemi pas bashkëpunim dhe nuk mund të parashoh bashkëpunim. Dallimet janë të mëdha, s’shoh bashkëpunim as në pozita as në opozita nëse këta vazhdojnë të qëndrojnë në pozitë sepse ne vazhdojmë të jemi në opozitë. Jo me Vetëvendosjen, por kur ka të bëjë me interesin qytetar do të mundohemi t’i kalojmë ndryshimet partiake.Por nuk ka ndryshim kurrfarë në raportin tonë me VV-në, si PDK po flas. Qëndrimet e ambasadorëve janë të tyre qëndrimi ynë si PDK, duhet të jetë ky që e kemi thënë që sa ditë që ka qenë gabim drastik ndryshimi i raporteve Kosovë-Serbi s’mund të ndodh me këso elemente propagandistike të vogla”, tha ai./Indeksonline/