Tentoi të fuste drogë në konvikte, arrestohet nga policia

Para pak qastesh është arrestuar një person tek Qendra Studentore në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se i njejti kishte tentuar të fuste drogë brenda objektit ku edhe po mbahen qindra të karantinuar.
Burimet e njëjta bëjnë me dije se i arrestuari kishte tentuar të fuste drogen në një paketim sheqeri, derisa porosia ishte për personin B.V (1996) i cili tash e sa ditë po qëndron në karantinë.
Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë./Indeksonline/