75 Mall Live Search
23:38 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Drenica po ia del mbanë, Bekim Jashari jep lajm të mirë për rastet me COVID19

Kryetari i Skenderajt, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune.

Ai ka thënë se nga 5 pacientët e infektuar, njëri nga ta është shëruar, kurse 3 të tjerë janë në gjendje të mirë pa simptoma.

Ndërsa të gjitha testet e bërë për personat e dyshuar dhe rastet e kontaktit janë duke dalë negative.

Ky është postimi:

Lajm i mirë!

Qytetarë të dashur,

Falë disiplinës suaj komuna jonë është afër fitores ndaj virusit COVID-19.

Nga 5 pacientë të infektuar në komunën tonë, sapo morëm konfirmimin nga IKSHP që kemi një pacient të shëruar, një tjetër duke u shëruar kurse 3 të tjerë i kemi shëndoshë e mirë pa simptoma, duke qëndruar të izoluar në shtëpi.

Të gjitha testet e bëra për personat e dyshuar dhe personat kontakt fatmirësisht janë duke dalë negativ.

Falënderime për secilin nga ju, mirënjohje për QKMF-në, IKSHP-në dhe gjithë ata që janë duke kontribuar pa rezervë në parandalimin apo trajtimin efikas të këtij virusi.

Disiplina, kujdesi i shtuar, mbajtja e higjienës, qëndrimi në shtëpi e distanca vazhdojnë edhe pak, deri në fitore.

Të bashkuar do t’ia dalim!