75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Bayern Munich refuzon ta paguajë më shumë Neuerin, për shkak se kishte kritikuar klubin

Bayern Munich raportohet se ka refuzuar t’i ofrojë Manuel Neuerit më shumë para për shkak që ai kishte kritikuar klubin.

Kurse për Chelsea ky mund të jetë një lajm i mirë pasi që ata janë të interesuar për transferimin e portierit gjerman, transmeton IndeksOnline.

“Ajo që më irriton është se të gjitha bisedimet që kam pasur këtu që nga viti 2011 u zhvilluan gjithmonë me shumë konfidencialitet. Asgjë që nuk ka dalë kurrë jashtë” ka thënë Neuer.

Ai u shpreh i brengosur që bisedimet e tij me klubin po dalin në media./IndeksOnline/.