Osmani injoron Kryesinë e LDK-së, Mustafa thotë se ajo mund të qëndrojë në krye të Kuvendit

LDK-ja në mbledhjen e Kryesisë mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër. E në këtë mbledhje nuk ishte prezentë Vjosa Osmani, për të cilën kreu i LDK-së tha se ka pasur ftesë, por që nuk ka dhënë arsye për mungesë.
“Janë ftuar gjithë anëtarët e Kryesisë dhe kanë munguar dy-tre vetë, përfshirë Vjosa Osmaninn, ftesë kanë pas dhe s’kemi pas kohë që t’i thërrasim dhe t’i pyesim pse s’keni ardhur. Ajo është anëtare e Kryesisë dhe nënkryetare”, tha Mustafa.
Megjithatë, Mustafa tha se Osmani edhe në Qeverinë Hoti mundet të ushtrojë funksionin e saj në krye të Kuvendit.
Por që kjo varet nga dëshira e saj.
“Sa na përket neve ne dëshirojmë të mbetet duhet me e pritë a hapet ajo çështje. Dihet sipas interpetimit të Gjykatës, ajo pozitë i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet”, shtoi Mustafa./Indeksonline/