Futbollistët kundërshtojnë që sezoni të rifillojë në qershor

Janë hartuar disa plane që sezoni në Spanjë të rifillojë gjatë muajit qershor mirëpo kjo gjë siç duket nuk po gjen mbështetjen e të gjithëve.
Po ashtu sindikata e futbollistëve do të takohet me drejtuesit e Federatës spanjolle dhe La Ligas, për shkak të hezitimit të disa futbollistëve për të luajtur, transmeton IndeksOnline.
Aryse për këtë nga këta futbollist po del që është pasiguria e shkaktuar nga koronavirusi.
Qendërmbrojtësi i Cadiz i tha Diario AS, “Mund të më quajnë të çmendur, por unë nuk do të luaj. Jeta është më e rëndësishme se paraja”.
Mirëpo pritet të merret një vendim nga takimet e ardhshme që do të mbahen./IndeksOnline/.