Revista ndërkombëtare “Post Pravda”, me shkrim fantastik për sportin e ri në Kosovë

Curling është një nga sportet më të reja në Kosovë e ku ekipi nga Kosova edhe mori pjesë në një Kampionat Botëror në Skoci.
Siç duket paraqitja e kosovarëve ju ka lën përshtypje shumë njerëzve pasi që këtij ekipi edhe i është kushtuar një artikull, shkruan IndeksOnline.

“Kosova, një vend që nuk ka një shesh patinazhi, mori pjesë në Kampionatin Botëror të Curling në Skoci, duke u bërë pjesë e fitores së parë historike të Ekipit të Curling të Kosovës”, thuhet në këtë artikull.
Po ashtu në këtë artikull thuhet që zakonisht ky sport është i zhvilluar në vende ku ka infrastrukturë dimërore e Kosova nuk e ka këtë mirëpo prap ka arritur që të ketë Federatë të këtij sporti./IndeksOnline/.