Werderi kujton “raketën” e Rashicës ndaj Bayernit

Werder Bremen ka kujtuar golin e reprezentuesit të Kosovës vitin e shkuar ndaj Bayern Munich.
Rashica kishte realizuar përballë bavarezëve në kuadër të Kupës së Gjermanisë në ndeshjen e gjysmëfinales.
“Sot 1 vit më parë. Milot Rashica kujton atë gol në gjysmë finalen e vitit të kaluar”, ka shkruar faqja zyrtare e Werderit.
Ndërsa vet Rashica ka thënë se kujton mjaft mirë këtë moment.
“E kujtojnë mjaft mirë atë moment, ishte nga më të mirët sepse ishim duke humbur 0:2 dhe bëmë rikthim në 2-2 për pak minuta, ishte fantastike për ekipin dhe tifozët”, tha mes-tjerash ylli kosovar.
Rashica ka ditë që ka pushtuar faqet e klubit gjerman, ndërkohë që kjo po shihet si një sinjal për të promovuar sa më shumë yllin e Kosovës në prag të shitjes./IndeksOnline/