75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Konjufca: Qeveria Kurti po e çliron Kosovën nga bandat kriminale

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Konjufca ka thënë se Qeveria Kurti po e çliron Kosovën nga bandat kriminale.

“Nuk kam asgjë personale me Njazi Thaçin, nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë. Ndërmarrjet publike nuk i ka dëmtuar Vetëvendosje. Me shkarkimin e njërëzve të korruptuar, ata 3 persona që i ka dërgu VV mendojë se i kanë shërby të mires publike”, ka thënë Konjufca.

“Bordet janë të përkohshme është strategji e qeverisë për me i largu të korruptuarit. Njerëzit e VV kanë me i shkarku të korruptuarit, kanë me e kry punën e tyre. VV e ka thënë premtimin anti-korrupsion dhe qytetarët e kanë votuar”, shtoi tutje ai. /Indeksonline/