Një mashkull shantazhohet nga një femër, i kërkon para ose do t’ia publikon fotot në rrjetet sociale

Një mashkull ka paraqitur ankesë në polici pasi është shantazhuar nga një femër shtetase e huaja.
Ajo i kishte kërkuar para ose në të kundërtën do të ia publikonte fotot në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në Shtërpce.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është shantazhuar nga një femër shtetase e huaj, e cila i kishte kërkuar para, në të kundërtën do t’i publikon disa foto në rrjetet social. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh te PK.