Nga këto komuna janë të infektuarit e sotëm me koronavirus

Me SARS-CoV-2, sonte janë diagnostikuar gjithsej njëzet e tetë raste të reja, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, komuna e Rahovecit ka shënuar numrin më të madh të të prekurve për sonte.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/