75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Vitia shpreh falënderim e respekt ndaj heronjve të sotëm: Po e mbroni jetën, shëndetin dhe vendin!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook, është shprehur të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj të gjithë atyre që edhe sot po qëndrojnë në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.

Ai ka thënë se ata po e mbrojnë jetën, shëndetin dhe vendin!

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë, punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, vozitësit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejen e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.

Emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por janë të skalitur për çdonjërin që i lehtësohen vështirësitë shëndetësore. Në vështirësi të mëdha, pa orar por vigjilentë, pa gjumë por të kthjellët, larg vëmendjes deri në madhështi.

Po e mbroni jetën, shëndetin dhe vendin!

Mirënjohje dhe respekt për çdonjërin!