Nagavci: Thaçi ia dërgonte Kurtit nga dy letra në ditë, pse po heshtin e po presin tash?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se Kosova nuk ka fare President.
Sipas saj, Hashim Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.
Ajo tha se Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, por çka u bë tash që po heshtin e po presin?
Postimi i plotë:
Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë
Kryeministrit në detyrë Kurti.
Çka u bë tash që po heshtin e po presin??
Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit.