Krimi makabër në Lezhë/ Njëri prej viktimave ishte rapsod

Njëri prej dy viktimave të Lezhës ka qenë rapsod dhe mjaft i njohur në zonë. Ai është Kol Murrani, që bashkë me Preng Simonin u gjet i pajetë në një terren mjaft të vështirë dhe jop fortë e qarkullueshme për mungesë të infrastrukturës.
Trupat e viktimave janë gjetur nga djali i njërit prej viktimave, ndërsa burimet bëjnë me dije se njëri nga trupat është gjetur i masakruar.
Nuk dihet nëse viktimat e sotme kane patur miqësi me njëri-tjetrin. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në të gjithë zonën si dhe ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi këtë ngjarje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
