75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Posti i presidentit, emri i Ramush Haradinajt i lakueshem apo i lakmueshem?! Përgjigjet vet ai

Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimit e fundit politike në vend.

I pyetur nëse emri i tij është i lakmueshëm apo i lakueshëm për postin e presidentit, Haradinaj është përgjigjur shkurt:

“Asnjëherë si kam ikë asnjë përgjegjësie, kam desht me tregu se çka qëndron e para. Është herët me folë për këtë teme, nuk e kam nda ndonjë përgjegjësi. Qëllimi i parë do të ishte mundësia që Kosova të marrë driten e gjelbërt për në NATO. Për ne ka shumë rëndësi anëtarësimi në NATO.”, ka thënë ai për Real Story, transmeton Indeksonline.