Zyrtare: PSG kampion, Franca përfundon ligën dhe tregon fatin e skuadrave të tjera

PSG është shpallur kampion e Francës për sezonin 2019/20 edhe pse nuk janë zhvilluar dhjetë xhiro të Ligue 1.
Kjo erdhi pas vendimit të kryeministrit të Francës që ndaloi çdo garë sportive të paktën deri në muajin shtator.
Pozicionet aktuale do të vlejnë si përfundim i kampionatit, shkruan Indeksonline.
PSG, Marseille dhe Rennes do të luajnë në Ligën e Kampionëve ndërsa Lille dhe Reims do të luajnë në Europa League.

Nimes, Amines dhe Toulouse në sezonin e ardhshëm do të luajnë një ligë më poshtë në sezonin e ardhshëm.
Kjo është një goditje e madhe për futbollin evropian, ku njëra nga pesë Ligat më të forta ndalon kampionatin.
Më parë edhe Belgjika dhe Holanda kanë përfunduar kampionatet e tyre. /IndeksOnline/
