75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

S’ka forca shtesë të policisë për Pacollin, ai përcillet si gjithë qytetarët e tjerë

Nuk do të ketë forca shtesë të Policisë së Kosovës për pritjen e deputetit të AKR-së, Behgjet Pacollit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Indeksonline mëson se vetëm një eskortë do ta përcjellë Pacollin gjatë rrugëtimit për në Prishtinë.

Ai do të trajtohet sikurse qytetarët e tjerë të Republikës.

Ndryshe, deputeti i Aleancës Kosova e Re ende nuk është nisur nga Shqipëria për në Kosovë.

Burime të “Indeksonline”, brenda Policisë së Shqipërisë, kanë konfirmuar se Pacolli ka kërkuar që të fluturojë nga Aereporti “Nënza Terezë” për në Kosovë.