Skuadrat e Superligës, kërkojnë nga FFK-ja ndarjen e mjeteve të dhuruara nga UEFA

Drejtuesit e skuadrës së Ballkanit, Prishtinës, Llapit, Drenicës, Trepçës ’89 dhe Ferizajt janë takuar gjatë ditës së sotme me sekretarin e Federatës së futbollit të Kosovë, Eroll Salihun, e ku arsye për këtë takim është kërkesa që këtyre klubeve t’i ndahen mjetet që janë dhuruar nga UEFA.
Për indeksOnline këtë takim e ka konfirmuar edhe Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka.
Zeka foli për mjetet që janë ndarë nga UEFA për klubet e Kosovës, e të cilat nuk janë duke u ndarë për to nga FFK.
“Ato janë nda në mënyrën më të shpejtë që ka qenë e mundur shkaku i gjendjes aktuale, ato mjete vijnë ndihmë, nëse është situata normal ato ishin investu në infrastruktur, por nëse ka probleme ato mjete ju shpërndahen klubeve”, ka treguar Zeka.
Abedin Zeka po ashtu tha që drejtuesit e klubeve i kanë thënë FFK-së se nëse këto mjete nuk do t’ju ndahen atyre, ata do t’i dorëzojn librezat e klubeve.
Po ashtu Presidenti i klubit mitrovicas ka treguar se futbollistët kanë nevojë për këto paga pasi që shumë familje varen nga pagat e tyre.
“Futbollistat kanë nevojë për paga, deri sa ne nuk kemi përkrahje nuk kemi fonde”.
Përveq tjerash, Abedin Zeka ka thënë që nga mungesa e fondeve ato detyrohet të mos marrin pjesë në gara, gjë kjo që automatikisht ndikon që klubet të shuhen.
“Nëse nuk marrim pjesë në gara klubet do të shuhen”.tha Abedin Zeka./IndeksOnline/.