Bajqinovci numëron sukseset e ministrave të Kurtit: Ata që duan rikthimin e të shkuarës, bëjnë thirrje për ballafaqime!

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka numëruar disa nga sukseset e ministrave të qeverisë Kurti, veçmas punën që bën gjatë pandemisë COVID19.
Ai ndër të tjera ka thënë se në mes të provokimeve, ministri Sveçla e ruajti rendin dhe qetësinë në vend, ndërsa ata që duan rikthimin e të shkuarës, bëjnë thirrje për ballafaqime. Nuk kthehet më ajo kohë.
Ky është postimi i plotë:
Në mes të virusit, ministri Vitia menaxhoi me sukses shëndetësinë që e kishin shkatërruar paraardhësit e tij. Në mes të krizës, ministri Bislimi u kujdes që të mos mbeten punëtorët pa rroga e bizneset pa ndihmë, edhe pse qeveria paraardhëse i kishte harxhuar fondet emergjente.
Në mes të korrupsionit, ministrja Hajdari i largoi abuzuesit dhe rrogat vjedhëse nga bordet, që ishin mbushur me njerëz të pakualifikuar e të dyshimtë.
Në mes të provokimeve, ministri Sveçla e ruajti rendin dhe qetësinë në vend, ndërsa ata që duan rikthimin e të shkuarës, bëjnë thirrje për ballafaqime. Nuk kthehet më ajo kohë.