75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: 20 klubet e Serie A votojnë pro vazhdimit të sezonit

Tashmë është bërë zyrtare që 20 klubet e Serie A kanë votuar që sezoni në Itali të vazhdohet.

Ky votim erdhi pas shumë raportimesh se Liga Italiane mund ta përfundoj sezonin, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kësaj jave ministri i sportit italian tha se qeveria mund të vendos që të përfundoj sezoni nëse nuk arrihet një marrëveshje për protokollet mjekësore.

Kurse që nga 9 marsi asnjë ndeshje nuk është zhvilluar pas përhapjes së pandemisë Covid-19./IndeksOnline/.