75 Mall Live Search
20:10 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Publikohet plani me 7 pika për rifillimin e Premier League

Pas lajmit se të gjitha klubet e Premier League ishin dakort për rifillimin e sezonit, pak çaste më parë është publikuar dhe  plani për rifillimin e kampionatit anglez.

1) Ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura në stadiume neutrale që mund të garantojnë sigurinë maksimale. Kjo hipotezë përkrahet nga policia dhe kryeministri Boris Xhonson.

2) Testimet. Do të kryhen teste dy her në javë për lojtarët, stafin teknik, arbitrat dhe pjesëmarrësit në stadiume.

3) Pastrimi i vazhdueshëm i dhomave të zhveshjeve dhe hapësirave të tjera.

4) Protokolli i sigurisë në stërvitje: Stërvitje në grupe me nga 5 futbollistë me maska të specializuara. Karantinë e detyrueshme për lojtarët që kthehen nga jashtë vendit. Ndalim i përdorimit të tualeteve dhe dhomave të zhveshjes.

5) Ndalohet përshtyrja si dhe nxjerrja e ujit apo substancave të tjera të lëngshme nga goja gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

6) Ndalohen lojtarët të kryejnë masazhe në rast se nuk autorizohen nga klubi.

7) Parkimi i makinave të lojtarëve në 3 metra distancë nga njëri-tjetri.