Kryeministri i Spanjës jep lajmin e madh, La Liga do të rifilloj por në këtë mënyrë

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka treguar që La Liga do rifillojë së shpejti mirëpo në fillim ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Po ashtu ai ka thënë që pritet që qeveria të jep leje që stërvitjet të fillojnë që nga e hëna, transmeton IndeksOnline.
“Tashmë kemi filluar të lejojmë seanca stërvitore individuale për sportet grupore, shpresojmë se rifillimi do të vijë së shpejti, por do ta shohim më parë në televizione sesa në stadiume.”ka thënë Sanchez.
Rifillimi i sezonit do të jetë një lajm i mirë për skuadrat spanjolle pasi që shkaku i pandemisë kanë humbur shuma të mëdha parash./IndeksOnline/.