75 Mall Live Search
23:18 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/Raporti javor nga mostrat e marra në veri

IKSHPK ka dhënë detaje në njoftimin e fundit edhe për rastet e kësaj jave në pjesën veriore të Kosovës.

Raportimi javor prej 26.04-02.05.2020 nga mostrat e marra në komunat Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq sipas datave respektive i kemi këto rezultate:

26 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 3 të shëruar dhe 1 i vdekur,
27 prill nga 36 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar dhe 2 të vdekur
28 prill nga 22 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.
29 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.
30 prill nga 37 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar.
01 maj nga 32 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.
02 maj nga 34 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.

Sot më 03 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.