75 Mall Live Search
18:08 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Bahtiri: Mos e shfrytëzoni humbjen e një jete për sulme politike. Turp ju qoftë!

Rasti tragjik i pasdites së djeshme në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka prekur gjithë opinionin.

Derisa po kërkohet zbardhja e rastit për 26 vjeçarin nga Gjilani, transmeton Indeksonline.

Vdekja e tij po komentohet dhe ka ngjallur reagime të shumta tek politikanët. Ndërsa një kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, bën thirrje që humbja e jetës mos të shfrytëzohet për sulme politike.

Ky është postimi i plotë:

A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje disa politikanëve, të cilët humbjen e jetës së një personi po e shfrytëzojnë për sulme politike ndaj Qeverisë? Turp ju qoftë!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu nga Gjilani. Lutem që Allahu ta mëshiroj me xhenet birin e tyre.