Të rinjtë nga Kaçaniku ndryshojnë pamjen e shëtitores, veprim që u mirëprit

Disa të rinjë nga qyteti i Kaçanikut ndërmorën dje një iniciativë të mirë.
Ata pastruan dhe kositën barin në shëtitoren buzë lumit Neredime. “Policë, gazetarë e intelektualë…”, ishin personat që ju bashkëngjiten këtij aksioni.
Mirëpo, interesante ishte se gjithë vullnetarët agjëronin. Puna e tyre zgjati nga ora 12:00 – 18:00.
Më poshtë, disa foto:






















