75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Nga kjo datë rinis Superliga e Turqisë

Duke marrë më shumë kohë se shumica e ligave të tjera për të ndalur aksionin sportiv, TFF ka njoftuar synimin e saj për të rinisur.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Nihat Ozdemir, ka njoftuar se Super Liga turke do të rifillojë nga 12 qershori, me të gjitha aktivitetet e futbollit në vend që janë pezulluar më 18 mars për shkak të pandemisë koronavirus.

Turqia ishte një nga vendet e fundit evropiane që e ndaloi veprimtarinë sportive, me shumicën dërrmuese të organeve qeverisëse që tashmë kishin ndalur garat e tyre përkatëse në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19. /IndeksOnline/