75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Kjo është klauzola që Mbappe kërkon t’i vendoset për të rinovuar kontratën

Kylian Mbappe është pajtuar të rinovoj kontratën me PSG por kërkon të vendoset një klauzolë lirimi në marrëveshje.

Sipas mediave franceze, kampioni i botës dëshiron të vendos një klauzolë lirimi që do të vlej vetëm nëse kërkohet nga Real Madridi, shkruan Indeksonline.

Nëse kjo kërkesë pranohet nga parisienët, atëherë Reali do të paguaj 220 milionë euro nëse dëshiron ta transferoj Mbappen.

Kjo është një shumë e përafërt me atë që PSG pagoi kur e transferoi Neymarin nga Barcelona.

Karim Benzema është futbollisti me klauzolën më të lartë në futbollin botëror, ku për të marrë sulmuesin duhet të paguhet një shumë “astronomike” prej 1 miliard eurosh.

Barcelona duket se ka mësuar nga gabimi i tyre me Neymar pasi Antoine Griezmann, i cili nënshkroi verën e kaluar, ka një klauzolë lëshimi prej 800 milionë eurosh. /IndeksOnline/