75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjenden të vdekur dy persona në një pus në Berat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dyshnik të Beratit, ku tre persona janë gjetur të bllokuar në një pus.

Dy prej tyre janë nxjerrë pa shenja jete, raporton News 24 përcjell Klan Kosova.

Sipas raportimeve viktimat janë Gentian dhe Kamber Hoxha, ndërsa personi i tretë, Neim Hoxha, me shenja jete, është dërguar menjëherë në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa kanë vijuar hetimet.