75 Mall Live Search
17:37 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti takohet me Nicholas Abbott, tregon çka biseduan

Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, z. Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott. 

Në takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me COVID-19. 

Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë. 

Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë finaciare.