Vidhet shtëpia e Frank Lampard dhe ish pronarit të vdekur të Leicester City

Shtëpia e trajnerit të Chelsea, Frank Lampard është thyer nga persona të panjohur e po ashtu edhe shtëpia e ish pronarit, tashmë të ndjerë të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.
Hajdutët vodhën më shumë se 1 milion euro sende nga shtëpia e miliarderit tashmë të vdekur, transmeton IndeksOnline.
Kurse arritën të vjedhin afro 60 mijë euro stoli dhe ora të Frank Lampard dhe gruas së tij.
Po ashtu kjo është hera e katërt që shtëpia e Lampard është thyer./IndeksOnline/.