75 Mall Live Search
14:49 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Dalin rezultatet për koronavirus edhe për futbollistët e Real Madridit

Edhe futbollistët e Real Madridit i janë nënshtruar testeve për koronavirus, para se të kthehen në stërvitje.

Sipas ESPN këto rezultate kanë dalur të gjitha negative, transmeton IndeksOnline.

Testeve përveq futbollistëve ju nënshtruan edhe Zidane, ndihmësit e tij dhe stafi i klubit.

Pas këtyre rezultateve pritet që futbollistët e skuadrës spanjolle të hënën në mëngjes të rikthehen në mënyrë individuale në stërvitje./Indeksonline/.