E infektuara nga Gjilani është punonjëse në një spital privat në Prishtinë!

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se rasti i ri i infektuar me koronavirus është një punonjëse në një spital privat në Prishtinë.
Sipas tij rasti është i izoluar, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, Haziri njoftoi se nga52 raste, dy viktima dhe tre persona në vetizolim, të tjerët janë shëruar plotësisht.
Njoftimi:
#Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me #Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje.
Nga 52 rastet, dy persona kanë vdekur, tre janë në vetizolim dhe të tjerët janë shëruar plotësisht. Ju lutem shumë, respektoni orarin e daljes dy herë në ditë, por dil vetëm kur është shumë e domosdoshme, me masa mbrojtëse!