Konfirmohet, koronavirusi sërish prek klubin e njohur anglez

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar edhe një rast me koronavirus tek skuadra e njohur angleze, Brighton.
Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori I klubit, Paul Barber, i cili në një intervistë për SkySport ka konfirmuar një gjë të tillë, transmeton IndeksOnline.
Identiteti i lojtarit ende nuk dihet, mirëpo raportohet se shëndeti i lojtarëve tjerë është në gjendje të mirë dhe tani ata janë dërguar në karatinë për 14 ditë.
Kujtojmë që tek Brightoni ishin edhe dy lojtarë të prekur me koronavirusi gjatë muajit mars./IndeksOnline/