MPB tender për furnizim me dyshek, set çarçafësh, jastëk dhe jorgan- kaq para i kushtuan!

Ministria e Punëve të Brendshme përgjatë këtyre ditëve ka arritur të finalizojë një kontratë të re.
Këtë herë, ky dikaster qeveritar ka kurorëzuar një tender për furnizime me dyshek, set çarçafësh, jastëk dhe jorgan.

Vlera e parashikuar për tenderin në fjalë ka qenë 9.900,00 euro, porse kontrata është finalizuar për 8.899,00 euro- shkruan Indeksonline.

Tutje, përshkrimi i lëndës së kontratës thotë: Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës Furnizim me dyshek, set çarçafësh, jastëk dhe jorgan, 4 artikuj me 1020 copë.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Mobelland” ShPK./Indeksonline/