Juventus ka gati zëvendësuesin e Pjanic

Sipas raportimeve të L’Equipe, Olympique Lyonnais është bërë gati që këtë verë të shes talentin e saj dhe njëkohësisht objektivin e Juventus dhe Manchester City, Houssem Aouar.
Mesfushori 22 vjeçar muajin e ardhshëm mbush 22 vjeç dhe klubi francez nuk e ka ndërmend që ta lëshojë atë për një çmim më të ulët se 50 milionë euro.
Aouar ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 7 herë në 35 paraqitje të bëra me skuadrën e Lyon.
Francezët kanë vendosur ta hedhin në treg talentin e tyre edhe për faktin që dështuan të kualifikohen në kompeticionet evropiane nga të cilat do të përfitonin shumë të mëdha parash dhe tani janë të detyruar të shesin yllin e tyre. /IndeksOnline/