Pique i shqetësuar për datën e rifillimit të La Ligas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është duke synuar që të filloj garat me 12 qershor por me dyer të mbyllura.
Klubet po kthehen në stërvitje mes protokolleve të rrepta të sigurisë si masa për distancimin shoqëror.
Pique ka thënë se rifillimi i sezonit do të ishte një rrezik i madh për lojtarët, shkruan Indeksonline.
“Ka shumë interes në lojë,” tha të dielën mbrojtësi i Barcelonës në një intervistë me kanalin televiziv spanjoll Vamos.
“Unë e kuptoj padurimin për fillimin e LaLigës për të përfunduar sezonin, sepse ka shumë në rrezik [financiarisht]”.
“Të luash pas dyerve të mbyllura nuk është ashtu siç duam ta bëjmë, por mbarimi i sezonit pa luajtur përsëri nuk do të ishte mirë, edhe nëse Barça është në krye”, ka thënë ndër të tjerash Pique.
Barca aktualisht është dy pikë para Real Madridit në garën për titull. /IndeksOnline/
