75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Dërgohen në karantinë dy persona nga Kamenica

Dy persona nga Kamenica janë dërguar në karantinë të Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën pas mesnatës ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy persona.

Sipas njoftimit të dyshuarit në ora 01:20 e mëngjesit në fshatin Novosellë të Kamenicës kishin dalë me veturë dhe nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të njëjti pas kontrollit nga ekipet mjekësore, me rekomandim të mjekëve dhe konsultim me prokurorin janë dërguar në karantinë në Prishtinë.