La Liga mund të nis me këtë derbi të zjarrtë

Në Spanjë po diskutohet për datën kur mund të rifillojë ky sezon dhe është rënë parimisht dakord për 12 qershorin si datën ideale që të rifillojë La Liga.
Skuadrat ka nisur seancat stërvitore individuale dhe deri në 12 qershor të gjithë futbollistët do të jenë gati për të zbritur në fushë.
Gazeta madrilene Marca raporton se sezoni futbollistik 2019-2020 mund të rinisë me një supersfidë pikërisht me derbin e Andaluzisë mes Sevillas dhe Real Betis.
Gjithsesi fjalën e fundit për rifillimin e kampionatit do ta thotë qeveria spanjolle e cila duhet të ndezë dritën jeshile për rifillimin e sezonit./IndeksOnline/