Flotës së Policisë së Shtetit në Shqipëri iu shtuan 196 automjete

Vlera e projektit “Furnizimi me automjete për operacione standarde dhe të specializuara të Policisë së Shtetit” në kuadër të Programit Kombëtar “IPA-2015” është 8.1 milion Euro, nga të cilat 4.8 milion financohen nga BE dhe 3.3 milion Euro nga Qeveria Shqiptare.
Plotësohen nevojat me mjete për strukturat operacionale, me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike, si dhe arritjen e rezultateve sa më te larta kundër veprimtarive kriminale dhe ilegale te kultivimit e trafikimit të bimëve narkotike.
Flotës së Policisë së Shtetit në Shqipëri iu shtuan 196 automjete, nëpërmjet furnizimit me mjete me kalueshmëri të lartë dhe fugon.
Në ceremoninë e inaugurimit të mjeteve në sheshin “Nënë Tereza” me Kryeministrin Rama, Ambasadorin e BE-së Soreca, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Veliu dhe drejtues të lartë të Policisë.





