Futbollisti i njohur i Feronikelit: Do të largohem në qershor, aktualisht kemi probleme me paga

Besmir Bojku mund të jetë largimi i parë nga Feronikeli në verë.
Futbollisti ka deklaruar për gazetarin Reshat Ibrahimi se pret të rikthehet te Shkëndija.
“Më 14 qershor më përfundon marrëveshja në formë huazimi me Feronikelin dhe besoj se do të kthehem te Shkëndija”, u shpreh Bojku.
Ai ka konfirmuar problemet financiare që i ka Feronikeli.
Megjithatë, Bojku pret që pasi kryetari Naser Ramaj të kthehet në Kosovë, do të kryhen pagesat e mbetura borxh.
“Nga koha që na ka kapluar pandemia dhe nuk jemi paguar, pasi kryetari i klubit nuk ndodhet në Kosovë, por kemi marrë garanca se pasi të kthehet në Kosovë do t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj nesh”, shtoi Bojku.
