75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Diplomuan studentët e parë të studimeve master në UKZ

Në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan,përmes platformës online, SMU me MeetGoogle, sot kanë diplomuar studentët e parë të studimeve master, respektivisht të programit E-QEVERISJA, qëështë program i përbashkët i Fakultetit tëShkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit  Juridik të UKZ-së.

Adrian Bajrami është studenti i parë që ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, “Menaxhimi i shërbimeve elektronike – Rast studimi Komuna e Gjilanit”, në përbërje të komisionit: Prof. Ass. Dr.  Xhevat Sopi, kryetar, Prof. Asoc. Dr.  Artan Dermaku, anëtar dhe Prof. Ass. Dr. NaimMustafa, mentor.

Në bazë të analizës së punimit, e më pas edhe mbrojtjes,  komisioni ka vlerësuar mjaftë tësuksesshëm punimin e masterit tëAdrianit.

Derisa vet Adriani ka shpreh mirënjohje të thellë për gjithë profesorët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ për të cilët ka thënë se i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtijudhëtimi të bukur.

Adriani veçanërisht e ka falënderuar mentorin e tij, Prof. Ass. Dr. NaimMustafa dhe anëtarët e komisionit, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi dhe Prof. Ass. Dr. Artan Dermaku, të cilët  siç ka thëne, kanë qenë të hapur gjithmonë për bashkëpunim.

Adrian Bajrami, studimet Bachelor i ka përfunduar në  Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në programin Menaxhment dhe Informatikë. Gjatë studimeve Bachelor ishte i angazhuar si përfaqësues i studentëve në Fakultetin Ekonomik për dy vite dhe gjatë studimeve Master ishte anëtarë i Senatit në Universitetin “Kadri Zeka” si përfaqësues i Parlamentit Studentor. 

Po sot temën e diplomës në studimet master në mënyrë virtuale e ka mbrojtur edhe studenti Fitim Redenica, në përbërje të komisionit:   Prof.Ass. Dr.Xhevat Sopi – Kryetar, Prof.Ass. Dr.BasriAhmedi– Anëtar, Prof. Ass. Dr. BislimLekiqi, dhe Prof. Ass. Dr. ShefketJakupi bashkëMentor si dhe studenti  Uran Maliqi në përbërje te komisionit:Prof.Ass.  Dr. ShefketJakupi– Kryetar, Prof.Asoc. Dr. Sadik Haxhiu – Anëtar, Prof.Ass. Dr. BislimLekiqi dhe Prof.Ass. Dr. Bajram Fejzullahu bashkë-Mentor.