75 Mall Live Search
07:21 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Moti, temperaturat deri në 28 gradë

Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në njoftim.