75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Edhe një zyrtarizim në Formula 1, McLaren nënshkruan me pilotin australian

McLaren Racing ka njoftuar sot se ka nënshkruar me pilotin australian, Daniel Ricciardio. 30 vjeçari do të bashkohet në skuaderi me britanikun Lando Norris.

Ricciardio do të zëvëndësojë Carlos Sainz i cili sot është bashkuar me Ferrarin.

“Nënshkrimi i Daniel Riccardio është një hap tjetër përpara në planin tonë afatgjatë dhe do të sjellë një dimension të ri emocionues për ekipin. Ky është një lajm i mirë për ekipin tonë, partnerët dhe natyrisht për tifozët tanë. Daniel është një fitues i provuar i garës dhe përvoja, angazhimi dhe energjia e tij do të jenë një shtesë e vlefshme për McLaren” thuhet në njoftimin e McLaren./Indeksonline/