75 Mall Live Search
20:26 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Nga Bondsteel-i në Kamenicë, KFOR-i dërgon kontejnerin që shërben për nevojat e stafit shëndetësor

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se sot nga KFOR-i amerikan kanë pranuar kontejnerin i cili do të shërbejë për nevojat e stafit shëndetësor në Qendrën Mjkesore Familjare në Roganë.

Kontenjeri i soll me helikopter nga Bondsteel-i, që personat që kanë simptoma të COVID-19, fillimisht të paraqiten në këtë kontejner, e mos të rrezikojnë pacientët tjerë e stafin shëndetësor, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nga KFOR-i amerikan pranuam sot kontejnerin i cili do të shërbejë për nevojat e stafit shëndetësor në Qendrën Mjkesore Familjare në Roganë. Para kësaj, patëm siguruar një tendë por që nuk ishte e përshtatshme në kryerjen e shërbimeve mjekësore gjatë të reshurave atmosferike.

Falënderoj KFOR-in që na e sollën kontejnerin me helikopter nga Bondsteel-i, që personat që kanë simptoma të COVID-19, fillimisht të paraqiten në këtë kontejner, e mos të rrezikojnë pacientët tjerë e stafin shëndetësor.