75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Banorët në hall nga kundërmimi i mbetjeve të kafshëve

Banorët e fshatit Tenezhdoll të Komunës së Prishtinës janë në hall të madh nga kundërmimi i mbetjeve të kafshëve të cilat hedhen nga pronarët e mishtoreve.

Banorët në kushte anonimiteti kanë dërguar edhe pamje nga vendi ku shihen shumë eshtra të kafshëve e lëkura të tyre të hedhura nëpër tokë.

Ata për IndeksOnline thonë se nga kundërmimi që ka përfshirë fshatin jeta është bërë tejet e vështirë.

Përveç erës së rëndë, në fshat janë bërë edhe shumë qen të cilët rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Qytetarët e kësaj zone i kanë bërë thirrje inspekcionit komunal që të del në vendin e ngjarjes dhe ta shoh nga afër situatën e rëndë./IndeksOnline/