75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Ylli i Premier League: Kam frikë për familjen

Qeveria angleze ka dhënë dritën jeshile për rifilimin e aktiviteteve sportive nga 1 qershori.

Për rrjedhojë, edhe Premier League duhet të rifillojë. Mendohet për 12 qershorin si datë për të shikuar përsëri në fushë ekipet, por dyshimet mes lojtarëve nuk mungojnë.

I fundit nga këta është Troy Deeney, kapiteni i Watford-it, i cili është shprehur kundër rifillimit të  kampionatit në një lidhje direkte në Instagram.

“As që mendoj për futbollin në këtë moment. Po mendoj vtëm për shëndetin e familjes. Nuk dua të luaj, sepse nuk dua t’i vë në rrezik”, ka thënë lojtari i Watford-it.

“Nëse nuk është e sigurt për tifozët që të jenë në stadium, pse duhet të jetë e sigurt për lojtarët? Kur ka një goditje nga këndi, në zonën e rreptësisë janë 18 ose 19 lojtarë, nuk është një distancim social”.

Më pas, Deeney ka folur për mundësinë e refuzimit për të zbritur në fushë. “Çfarë do të më bëjnë, do të më heqin paratë? Kam qenë i varfër më parë, kështu që nuk jam i shqetësuar nga kjo ide”.

“Po bëjmë gjithë këto teste për të rikthyer futbollistët në punë dhe pasoja është se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, punonjësit dhe njerëzit në vijën e parë që do të kishin me të vërtetë nevojë, nuk kanë mjaftueshëm”.

“Si justifikohet kjo gjë? Më duket sikur duan të na kthejnë në punë vetëm për të paguar taksat. Lojtarët e Premier League paguajnë pothuajse 4 miliardë sterlina taksa në vit”, përfundoi ai.