Hoxhaj: Dështim, Kurti më shumë është sjellur si kryeministër i VV’së se sa i Kosovës

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti është sjellur si kryeministër i partisë, e jo si kryeministër i Kosovës.
‘’Dështim sepse Kurti më shumë është sjellur si kryeminstër i VV sesa i Kosovës. Mënyra se si është sjellë me SHBA, me liderët e partive. Ti i përfaqëson interesat jo vetëm në koalicion që janë me ty, por të cdo qytetari që të ka votu’’, theksoi ai në TV21.
“Dështim, qasja ndaj Amerikës, në raport me Serbinë. Më të hapur të bashkëpunojnë me ta se sa me Shqipërinë”, tha tutje ai.